Kushtet e përdorimit

Versioni 2.0 — në fuqi nga 1 shtator 2026. Këto kushte rregullojnë përdorimin e platformës Pikkoh nga klientët privatë.

1. Për shërbimin

Pikkoh është një platformë online që lidh klientët me biznese në sektorët e bukurisë, mirëqenies dhe kujdesit shëndetësor privat (sallone, frizerë, spa, klinika estetike, dentistë, klinika mjekësore private, klinika flokësh etj.). Pikkoh vetëm lehtëson rezervimin — shërbimi vetë ofrohet nga biznesi i pavarur. Bizneset në platformë ndodhen ekskluzivisht në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa nuk ka kufizim mbi vendin ku jeton ose ndodhesh: mund të krijosh llogari dhe të rezervosh nga kudo, sepse shërbimi kryhet në lokalin e biznesit në Kosovë ose Shqipëri.

2. Krijimi i llogarisë dhe rezervimi si mysafir

Mund të bësh një rezervim ose duke krijuar një llogari, ose si mysafir. Për të krijuar llogari duhet të jesh të paktën 16 vjeç. Krijimi i llogarisë kërkon detyrimisht verifikimin e numrit të telefonit me një kod (OTP) të dërguar me WhatsApp: llogaria nuk krijohet pa e përfunduar verifikimin dhe numri i verifikuar duhet të jetë i njëjti që ke shkruar në formular. Rezervimi si mysafir nuk kërkon verifikim me OTP. Të dhënat që jep duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Je përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit.

3. Rezervimet dhe anulimet

  • Rezervimi krijon një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes teje dhe biznesit.
  • Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e anulimit përcaktohen nga biznesi.
  • Anulo sa më herët nëse s'mund të vish — mosparaqitja mund të regjistrohet si "no-show" nga biznesi.
  • Pikkoh nuk mban përgjegjësi për cilësinë e shërbimit të ofruar nga biznesi.
  • Rezervimet mund t'i anulosh ose t'i shtyjsh vetë nga profili yt ose nga lidhja në email-in/mesazhin e konfirmimit, brenda afatit minimal të paralajmërimit të vendosur nga biznesi.
  • Kur anulon, mund të shtosh një arsye — kjo është opsionale dhe nuk kërkohet për të anuluar; arsyeja që shkruan shfaqet për biznesin në panelin e tij.

4. Vlerësimet dhe përmbajtja që publikon

  • Vlerësimin mund ta lësh vetëm për një rezervim që është kryer; ftesa për vlerësim dërgohet pas vizitës.
  • Vlerësimi duhet të pasqyrojë përvojën tënde reale. Nuk lejohet përmbajtje fyese, shpifëse, diskriminuese, e paligjshme, reklamuese, apo që zbulon të dhëna personale të tjetërkujt.
  • Vlerësimi dhe emri i shfaqur bëhen publik në profilin e biznesit. Biznesi mund t'i përgjigjet publikisht vlerësimit tënd; përgjigjen e shkruan biznesi dhe ai mban përgjegjësi për të.
  • Pikkoh mund të fshijë vlerësime ose përgjigje që shkelin këto kushte. Nuk fshijmë vlerësime vetëm sepse biznesit nuk i pëlqejnë.
  • Pas fshirjes së llogarisë, vlerësimi mund të mbetet publik në formë anonime, sipas politikës së privatësisë.

5. Të dhënat personale (GDPR)

Pikkoh përpunon të dhënat e tua personale (emër, telefon, email, historik rezervimesh) në përputhje me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, me standardet e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR — Rregullorja BE 2016/679) dhe me legjislacionin vendas të Shqipërisë. Detajet e plota — kategoritë e të dhënave, bazat ligjore, marrësit dhe afatet e ruajtjes — janë në politikën e privatësisë.

Ke këto të drejta:

  • Të drejtën për qasje në të dhënat e tua.
  • Të drejtën për korrigjim dhe fshirje ("e drejta për t'u harruar").
  • Të drejtën për të kufizuar ose kundërshtuar përpunimin.
  • Të drejtën për portabilitet të të dhënave.
  • Të drejtën për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë.

Të dhënat ndahen me biznesin ku bën rezervimin, në atë masë sa është e nevojshme për të kryer shërbimin. Nuk i shesim të dhënat e tua palëve të treta për marketing.

Për të ushtruar të drejtat e tua ose për të fshirë llogarinë, na shkruaj në hello@pikkoh.com.

6. Cookies

Cookies e domosdoshme: cookie/ruajtje sesioni për autentikim (për të qëndruar i kyçur), cookie për gjuhën e zgjedhur (12 muaj), ruajtje lokale për gjendjen e menysë anësore në panelin e biznesit, cookie i pëlqimit tënd (12 muaj) dhe raportim teknik i gabimeve nga platforma pritëse. Cookies statistike (Google Analytics 4 / Tag Manager) dhe marketingu (Meta Pixel) vendosen vetëm pas pëlqimit tënd në bannerin e cookies; mund t'i ndryshosh ose t'i tërheqësh në çdo kohë nga lidhja “Cookies” në fund të faqes. Detajet e plota janë në politikën e privatësisë.

7. Përgjegjësia

Pikkoh ofrohet "ashtu siç është". Nuk garantojmë disponueshmëri të pandërprerë. Nuk mbajmë përgjegjësi për dëme indirekte që lindin nga shërbimet e biznesit.

8. Ndryshimet e kushteve

Kushtet mund të përditësohen. Do të njoftohesh me email ose në platformë për ndryshime të rëndësishme. Përdorimi i vazhdueshëm nënkupton pranimin.

9. Kontakti

Për pyetje: hello@pikkoh.com.

Pikkoh operohet nga Pikkoh Sh.P.K., Johan V Hahn 23, Prishtinë, Kosovë.

Për informacion të plotë mbi përpunimin e të dhënave personale, shih politikën e privatësisë.

Për bizneset, shih kushtet e biznesit.