PËR BIZNESET E BUKURISË DHE MIRËQENIES

Aty ku klientët kërkojnë.Aty ku biznesi juaj zbulohet.

Bëhuni pjesë e Pikkoh — tregu online i bukurisë dhe mirëqenies.
Klientët zbulojnë biznesin tuaj, shohin shërbimet dhe rezervojnë 24/7.

LËRE BLLOKUN.LIRO TELEFONIN.

“A ke të lirë nesër?” Klienti e sheh vetë në Pikkoh. Zgjedh shërbimin, stafin dhe orën — pa pritur përgjigjen tënde. Edhe në 23:47.

Zbulim

GOOGLE PËR KËRKIME.PIKKOH PËR REZERVIME.

Klienti e di çfarë kërkon. Ende nuk e di kë të rezervojë. Një sallon afër. Një barber i ri. Një trajtim për fundjavë. Në Pikkoh, klientët kërkojnë shërbimin, zbulojnë bizneset dhe zgjedhin ku të rezervojnë.

Profili yt bashkon shërbimet, çmimet dhe oraret e lira. I optimizuar edhe për kërkimet në Google — që biznesi yt të ketë më shumë mënyra për t’u gjetur. NGA “KU TA GJEJ?” TE “E REZERVOVA.”

BËJE BIZNESIN TËND PJESË TË PIKKOHpikkoh — pick your time.
Pamje demo · biznese ilustruese
pikkoh.com
PikkohEksploroSQ · DE · EN

Zbulo, rezervo, shijo

Bukuria dhe mirëqenia jote. Tani në një vend.Zbulo dhe rezervo online.

Çfarë doni të rezervoni?
Të gjitha qytetet
Kërko

Zgjidh sipas kategorisë

Çfarë doni të rezervoni?

Sallone flokësh

Barberë

Thonj

Spa & mirëqenie

Eksploro

Studio Demo 01

Barberë

Studio Demo 02

Thonj

Studio Demo 03

Spa & mirëqenie

24/7
rezervime online
5 min
gati për punë
0 €
për të filluar
1 platformë
për t’u zbuluar dhe rezervuar

MË PAK “HARROVA”.MË PAK PRITJE KOT.

Me Pro, klienti merr kujtesë para terminit. Kur planet ndryshojnë, mund ta anulojë rezervimin nga linku në email ose WhatsApp, pa llogari dhe pa telefonatë. Orari lirohet për rezervime të reja. Kujtesat dhe anulimi i thjeshtë ndihmojnë të zvogëlohen rastet kur klienti nuk paraqitet.

Gjithçka që të nevojitet

MË PAK PUNË RRETH PUNËS.

Nga rezervimi i parë te klienti që kthehet — veglat që të ndihmojnë ta mbash ditën nën kontroll.

DITA JOTE, NË NJË KALENDAR.

Mjaft me rezervime në bllok e në biseda të ndryshme. Shiko terminet, oraret e lira dhe disponueshmërinë e stafit në një vend.

KUSH PUNON? KUSH KA TË LIRË?

Orare, pushime dhe shërbime për secilin anëtar të ekipit. Më pak pyetje, më shumë qartësi.

NJË ORAR I LIRË? JEP NJË ARSYE PËR TA REZERVUAR.

Krijo oferta dhe kupona për shërbimet apo oraret që dëshiron të promovosh.

KLIENTI KTHEHET. HISTORIKUN E KE ATY.

Vizitat, rezervimet dhe shënimet të organizuara — pa kërkuar në biseda të vjetra.

LE TË TË GJEJNË EDHE PA TA DITUR EMRIN.

Profil i optimizuar për Google dhe prani në kërkimin e hartën e Pikkoh. Klienti kërkon një shërbim — dhe mund të zbulojë biznesin tënd.

NGA BIO TE REZERVIMI.

Vendos linkun në Instagram, dërgoje në WhatsApp ose përdor kodin QR në biznes. Klienti hap profilin dhe zgjedh orarin.

SI PO ECËN PUNA?SHIKOJE.

Rezervimet, shërbimet më të kërkuara dhe aktiviteti i biznesit në një pamje. Më pak hamendje për vendimin e radhës.

Pikkoh Business Community

EDHE BIZNESI KA NEVOJË PËR SHOQËRINË E DUHUR.

Po krijojmë hapësirë për biseda, ide dhe lidhje mes njerëzve që drejtojnë biznese si ti. Pjesë e Pro dhe Enterprise.

Takime

Do të krijojmë rastin për t'i takuar bizneset e tjera të Pikkoh.

Biseda

Një hapësirë ku ndahen eksperienca dhe ide, jo teori.

Evente

Takime edhe përtej platformës, ballë për ballë.

Ide

Mësim nga njerëz që drejtojnë biznese si i juaji.

Shiko komunitetin

MË LEHTË PËR T’U GJETUR.MË THJESHT PËR T’U REZERVUAR.

Rezervime, staf, klientë dhe dukshmëri — të lidhura në një Pikkoh.

Çmimet

ZGJIDH PLANIN.

FILLO ME 3 MUAJ PRO FALAS.
Free
0€/muaj

1 staf, 30 rezervime/muaj, konfirmim me email. Falas përgjithmonë.

Pro
29€/muaj

3 anëtarë stafi të përfshirë (+10€/muaj për çdo shtesë), rezervime të pakufizuara si abonent, konfirmim dhe përkujtues me email + WhatsApp*, branding i plotë, statistika dhe prioritet në kërkim. 3 muaj falas (400 rezervime/muaj gjatë provës). Pas provës: 29€/muaj nëse abonoheni brenda 7 ditësh, përndryshe 49€/muaj.

Enterprise
Kontakto

Volum i negociuar, pa tarifë për vend, pozicionimi më i lartë dhe kontakt i dedikuar.

3 muaj Pro falas · pa kartë krediti · Pa kontratë · Anulim në çdo kohë · Suport në gjuhën shqipe

*Plani Pro përfshin 600 mesazhe WhatsApp në muaj, +200 për çdo staf mbi 3. Nëse kuota mbaron, njoftimet vazhdojnë automatikisht vetëm me email, ose blej pako shtesë (+100 për 9€, +300 për 26€). +10€/muaj për çdo staf mbi 3.

"Që nga Pikkoh, rezervimet u dyfishuan. Klientët e mi rezervojnë natën ndërsa unë fle — dhe unë hap kalendarin në mëngjes gati për punë."

L
Liridona Krasniqi
Sallon Elegance · Prishtinë

KLIENTI YT I RADHËS ENDE NUK TA DI EMRIN.

Jepi një vend ku të të gjejë. Dhe një mënyrë të thjeshtë për të rezervuar.

FILLO FALAS →