Veçoritë
ÇDO VEÇORI,NJË HALL MË PAK.
Më pak mesazhe për një termin. Më pak kërkim në bllok. Më shumë mënyra që klientët të të gjejnë dhe të rezervojnë. Shiko si të ndihmon Pikkoh, hap pas hapi.
Zbulim
GOOGLE PËR KËRKIME.PIKKOH PËR REZERVIME.
JO VETËM NJË LINK PËR KLIENTËT QË TË NJOHIN. NJË VEND KU MUND TË TË ZBULOJNË EDHE TË TJERËT. Klienti kërkon një shërbim, sheh bizneset në Pikkoh dhe zgjedh ku të rezervojë. Profili yt i jep atë që i duhet për hapin tjetër: shërbimet, çmimet dhe oraret e lira.
Me profil të optimizuar për Google dhe prani në kërkimin e hartën e Pikkoh, biznesi yt ka më shumë mënyra për t’u gjetur.
EksploroSQ · DE · EN
Zbulo, rezervo, shijo
Bukuria dhe mirëqenia jote. Tani në një vend.Zbulo dhe rezervo online.
Zgjidh sipas kategorisë
Çfarë doni të rezervoni?
Sallone flokësh
Barberë
Thonj
Spa & mirëqenie
Eksploro

Studio Demo 01
Barberë

Studio Demo 02
Thonj

Studio Demo 03
Spa & mirëqenie
Rezervime online
LËRE BLLOKUN.TI VAZHDO PUNËN.
Telefonata gjatë trajtimit. Mesazhe mes dy klientëve. Disa përgjigje për të caktuar vetëm një termin. Në Pikkoh, klienti sheh oraret e lira dhe rezervon vetë — pa pritur që ti të lirohesh.
- Zgjedhje e shërbimit, stafit dhe orës
- Vetëm oraret e disponueshme shfaqen
- Konfirmim automatik me email
- Rezervim 24/7, edhe pa llogari
NJË REZERVIM NË 23:47? LE TË VIJË.
Klienti rezervon edhe pasi ti e ke mbyllur ditën.
Kalendari
DITA JOTE.PA E MBLEDHUR NGA PESË BISEDA.
Një rezervim në mesazh. Një tjetër në bllok. Një ndryshim që e mban në mendje. Mblidhi në një kalendar. Shiko terminet, hapësirat e lira dhe kohën e stafit — pa kërkuar në disa vende.
- Pamje ditore dhe javore
- Ngjyra për secilin staf
- Blloqe kohore dhe pushime
- Kohëzgjatje të ndryshme për çdo shërbim
Stafi
MË PAK “KUSH ËSHTË I LIRË?”MË SHUMË QARTËSI.
Secili ka orarin, pushimet dhe shërbimet e veta. Ti i sheh së bashku, pa kaluar nga një kalendar në tjetrin.
- Orare individuale për javë
- Ditë të lira dhe pushime
- Blloqe kohore ad-hoc
- Shërbime të caktuara për secilin
Klientët
KLIENTI KTHEHET.TI S’NIS NGA ZERO.
Kur ishte vizita e fundit? Çfarë rezervoi? Çfarë shënove? Me regjistrin e klientëve në Pro, historikun e ke pranë — pa kërkuar në biseda të vjetra.
- Baza ndërtohet me çdo rezervim
- Historik vizitash dhe rezervimesh
- Shënime për klientin
- Të dhëna të mbrojtura sipas GDPR
Njoftime
MË PAK “HARROVA”.MË PAK PRITJE KOT.
Një kujtesë kur afrohet termini. Një mënyrë e thjeshtë për të anuluar kur planet ndryshojnë. Klienti mund ta anulojë rezervimin nga linku në email ose WhatsApp, pa llogari dhe pa telefonatë. Orari lirohet për rezervime të reja. Kujtesat dhe anulimi i thjeshtë ndihmojnë të zvogëlohen rastet kur klienti nuk paraqitet.
- Konfirmim me email pas rezervimit
- Kujtesa me email dhe WhatsApp në Pro*
- Anulim nga linku në email ose WhatsApp
SI PO ECËN PUNA?SHIKOJE.
Rezervimet, shërbimet më të kërkuara dhe aktiviteti i biznesit në një pamje. Më pak hamendje për vendimin e radhës.
Promocione
NJË ORAR I LIRË?JEP NJË ARSYE PËR TA REZERVUAR.
Për ditët më të qeta, një shërbim që dëshiron të promovosh apo një ofertë sezonale: krijo kuponin dhe ndaj ofertën.
- Kode unike zbritjeje
- Zbritje në përqindje ose euro
- Skadencë dhe limit përdorimi
- Aktivizo ose fshi në çdo moment
Profil, hartë & QR
NGA INSTAGRAMI. NGA WHATSAPP-I.DREJT TE REZERVIMI.
Klienti e pa punën tënde. Bëja të lehtë hapin tjetër. Vendos linkun në bio, dërgoje në bisedë ose përdor kodin QR në vitrinë. Profili yt i tregon shërbimet, çmimet, vendndodhjen dhe oraret e lira.
- Profil publik me shërbime dhe çmime
- Pin në hartë me adresën tënde
- Kod QR për vitrinë ose karta
- Link për Instagram dhe WhatsApp
Pikkoh Business Community
EDHE BIZNESET KANË NEVOJË PËR SHOQËRINË E DUHUR.
Po ndërtojmë një hapësirë për përvoja, ide dhe lidhje mes njerëzve që njohin të njëjtat sfida si ti. Pjesë e Pro dhe Enterprise.
Takime
Do të krijojmë rastin për t'i takuar bizneset e tjera të Pikkoh.
Biseda
Një hapësirë ku ndahen eksperienca dhe ide, jo teori.
Evente
Takime edhe përtej platformës, ballë për ballë.
Ide
Mësim nga njerëz që drejtojnë biznese si i juaji.
TË GJEJNË.TË REZERVOJNË.TI E KE NË KONTROLL.
MË LEHTË PËR T’U GJETUR. MË THJESHT PËR T’U REZERVUAR. MË PAK KAOS PËR TY.
Ky është Pikkoh për biznesin tënd.
*Kujtesat (email + WhatsApp) përfshihen në planin Pro dhe Enterprise — plani Free ka vetëm konfirmim me email. Pro përfshin 600 mesazhe WhatsApp në muaj (+200 për çdo staf mbi 3); nëse kuota mbaron, njoftimet vazhdojnë automatikisht vetëm me email ose blej top-up (+100 për 9€, +300 për 26€). Shiko çmimet.
